Për avokatin Idajet Beqiri, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në hall të madh, pasi tanimë nuk ka politikan të pandëshkueshëm.
Në një intervistë për një emision televiziv, Beqiri u shpreh se Meta është i mbytur në korrupsion dhe në krim.
Sipas avokatit Beqiri, kreu i Partisë së Lirisë rrezikon 35 vite bug.
“Saliu dhe Meta janë në hall të madh. Ky vend nuk ka të pandëshkueshëm. Meta është në hall të madh, ai është i mbytur në korrupsion dhe në krim. Ka aq shumë prova, dëshmitarë, po të mblidhen të gjitha, i ka të garantuara 35 vjet burg. Ka dalë nga shinat, bëjnë gjëra, idiotësira të panumërta nga goja dhe mendja e tij, veprime të një sëmuri mendor. Është shfazuar në shkallën më të lartë dhe ka arsye. Shfazimin më të madh do ta bëjë nesër. Kjo e Dumanit, ai ka arsye, por shikon që Dumani ia ka sjellë lakun në fyt. Ai i është vërsulur Dumanit”, theksoi ai.