Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot grupin e deputetëve të Komisionit të Politikës të Jashtme të Finlandës, të kryesuar nga kryetari, Kimmo Kiljunen.
Ministri Hasani theksoi në fjalën e tij rolin kryesor të bashkëpunimit parlamentar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Hasani shprehu në takim gatishmërinë për të punuar së bashku në adresimin e sfidave globale gjatë kryesimit të Finlandës të OSBE-së në vitin 2025.
Delegacioni nga Komisioni për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës është duke vizituar Shqipërinë në vijim të turit të tyre ballkanik, pasi më herët kanë vizituar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.