Të hipur majë shtyllës, të lidhur me litarë dhe duke mbajtur njëri-tjetrin që të mos bien.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se këto janë pamjet që tregojnë sesi punojnë për të rregulluar defektet elektriçistët e OSHEE-së në Berat. Filmimi është bërë në fshatin Syzes, ku sipas informacioneve të marra, ka pasur një defekt elektrik në njē nga shtyllat e tensionit të lartë.
Siç edhe duket nga pamjet filmike, një elketriçist është ngjitur me pajisjet në majë të shtyllës në aksin nacional Berat-Lushnje dhe kolegët që janë me të duket që po e mbajnë të lidhur e shtrënguar me litar, për të mos rrezikuar jetën.
Sipas informacioneve të siguruara brenda OSHEE-Berat, kjo drejtori ka dy makineri me kosha e shkallë për defektet, ndërkohë që ajo që shohim duket sikur i përket mesjetës.