Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen në PL, shqiptaro- amerikanit, Eduard Burimi nga Kolonja.
Blushi shprehet se Burimi ka ardhur nga Nju Jorku ku banon prej 34 vitesh për të mbështetur vënien në jetë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus.
Ai shton se diaspora shqiptare në SHBA është një pasuri e çmuar kombëtare dh vlerë e pazëvendësueshme, e cila sipas tij meriton të jetë pjesëmarrëse shumë më aktive dhe vendimarrëse në zhvillimet e vendit tonë
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur t’i uroja sot mirëseardhjen në Partinë e Lirisë, anëtarit tonë më të ri, shqiptaro-amerikanit, Eduard Burimi, nga Kolonja e rrënjëve tona, i cili ka ardhur nga Nju Jorku, ku banon prej 34 vitesh për të na mbështetur fuqimisht për vënien në jetë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus.
Diaspora jonë në SHBA është pasuri e çmuar kombëtare dhe vlerë e pazëvendësueshme, që e meriton të jetë pjesëmarrëse shumë më aktive dhe vendimarrëse në zhvillimet e vendit tonë!
Koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron!