Shtetasi i shpallur në kërkim, Sadri Selaci është arrestuar këtë të martë në Fier.
31-vjeçari është dënuar me 19 vite burg, për një vrasje me thikë të kryer në vitin 2019.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaci, 31 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 11.08.2019, në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (aktualisht vuan dënimin në IEVP), ka vrarë me mjet prerës (thikë), një person”, thuhet në njoftimin e policisë.