Argita Malltezi, e cila ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme të opozitës është ndalur të flasë për mikrofonin e News24 duke komentuar paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK.
E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se Veliaj i quan kolegë prokurorët në vjedhje dhe korrupsion, pasi nuk ka një formim juridik apo eksperiencë në fushën e drejtësisë.
Ajo vijoi duke thënë se kryeprokurori Altin Dumani ka mbyllur sytë për Veliajn.
Kjo, sipas saj është në të njëjtat kushte si ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.