Në kuadër të 1 Majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve, Isa Halilaj, Zv/president i sindikatës së pavarur të arsimit i ftuar në News 24, tha se Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor veçanërisht te pagat e arsimtarëve.
“Arsimi ka nevojë për një ndërhyrje të fortë që dega e mësuesisë të preferohet nga të rinjtë. Në vendet skandinave, arsimi është vendi i tretë më i preferuar pas mjekësisë dhe IT-së, në Shqipëri është i fundit.
Nëse do të ekzistonin kushtet, normalisht një çift i ri mësuesish nuk do të hipnin në gomone, por do të punonin në fshatrat e Shqipërisë. Ata mund të krijonin edhe një bazë ekonomike që të shpërngulen në Tiranë.
Rroga e mësuesit duhet të jetë ajo që të rinjtë të preferojnë arsimin”, tha ai.