Mediat kanë siguruar emrat e dy viktimave që u gjetën me shenja dhuna brenda banesës së tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit.
Bëhet me dije se ata janë çifti bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe.
Sipas policisë në trupin e viktimave janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.
Ajo që shqetëson autoritetet është fakti se në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur thyerje të xhamave, apo dyerve, dëshmi që lë të hapur mundësinë që krim të jetë kryer nga një i njohur apo i afërm i çiftit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.