Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën tij në një konferencë për mediat, ka renditur masat që do të merren nga PL për të ndihmuar bujqësinë dhe blegtorinë në vend.
“Do të heqim zgjedhën tatimore.
Ne me politikat tona mbështetëse, do të katërshifojmë bagëtinë e imëta.
Për çdo hektar perime në fushë do paguhet 500 euro, për çdo hektarë perime në serë do të paguhen 900 euro.
Sot është zero.
Për çdo hektar bimë aromatike dhe bujqësore do të paguhen 500 euro.
Për çdo hektar vreshat do të paguhen 1 mijë euro”, tha Meta.