Brokeri Isa Krasniqi, i ftuar në emisionin Sintezë të moderatorit Brenton Kotorri në News 24 ka komentuar tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë.
Krasniqi tha se nuk e sheh problem çmimin e apartamenteve në Tiranë e në Shqipëri, për sa kohë që ka kërkesë për blerje. Ai tha se shqiptarët e kanë traditë që të kenë banesë, ndërsa shtoi se bankat duhet të kenë rol më të mirë në dhënien e kredive të buta për blerje shtëpie.
Isa Krasniqi broker i Eagle 24 Real Estate: Nuk e shoh problem çmimin derisa ka kërkesë. A janë këto çmime normale për popullin shqiptar? Jo. Zgjidhja duhet dhënë me kreditë e buta, që edhe qytetarët e thjeshtë të mund të blejnë apartamente.
Shqiptarët e kanë zakon që e duan një banesë. Po vijnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë në Tiranë. Shtëpia është bazike, është e nevojshme.