Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin mbi shtresat e shoqërisë në e varfër, e mesme dhe e pasur.
Sipas tij, të pasurit në Shqipëri janë në një përqindje shumë të vogël por kanë të përqendruar në duar 98 për qind të depozitave bankare të shqiptarëve.
“Nëse burimi i të ardhurave është pasuria je shtresë e mesme, nëse je me rrogë sado qoftë je punëtor, ka një klasifikim që lidhet me rolet në punë. Ka disa përkufizime, çdo njeri e percepton vetë, ai që është përgjigjur si jam unë në raport me ata që njeh…
Agjencia e sigurimit të depozitave thoshte se 2 për qind e atyre që kanë depozita bankare kanë më shumë para se gjithë pjesa tjetër e shoqërisë e marrë bashkë. Te ai 2 për qind duhet të ketë një ndarje tjetër, ku janë nja 20 vetë që kanë gjithë pasurinë e vendit”, tha Shabani.