Një aksident ndodhi në Tiranë këtë të shtunë në afërsi të rrethit të Shkozës.
Rreth orës 05:30, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.