Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë, rreth orës 19:20.
Ngjarja ka ndodhur në Bërxulllë, në drejtim të Rinasit.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Lana. Si pasojë shoferi ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.