Ergys Arrazi, 31-vjeçari i cili u arrestua nga policia për dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve si dhe shkaktimin e vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare është një emër i njohur për policinë.
Dy vite më parë, Arrazi së bashku me disa persona të tjerë janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.
Nderkohe diten e djeshme (4 maj) policia arrestoi Ergys Arrazin, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijët, duke shkaktuar edhe vetëvrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare.
Policia thotë se vajza 9 vjeçare e Ergys Arrazit është gjetur e pajetë dhe dyshohet se është vetëmbytur, ndërkohë palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.
“Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, sqaron policia.
Policia e Shkodrës vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.