Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga mbërritja e turistëve me kroçierën “Monet” për të vizituar qytetin bregdetar, Tiranën, Krujën dhe zonat përreth. Kreu i qeverisë shton se vetëm në tre muajt e parë të vitit ka pasur 20 mijë turistë.
Postimi i kryeministrit Rama:
Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit⚓️🛳️
Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format 🌊☀️🏰⛰️🚵🏞️
🔴 Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë 🦅🔝
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️