Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Alma Arrazit me dy fëmijët vazhdojnë ende, ndërsa palombarët kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të ushtrisë.
Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.
Mbrëmjen e 4 majit, në lumin Buna në Shkodër u gjet nga një peshkatar i zonës trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për nënë dhe dy fëmijët e tjerë.
“Nuk po kuptoja ishte kukull apo njeri”- Rrëfehet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares: U shokova! Gjetja e tre personave të tjerë është e vështirë sepse…
Ngjarja, e cila është një tragjedi e rëndë e ka zanafillën në dhunën familjare, pasi policia arrestoi bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve, Ergys Arrazi, i cili akuzohet se nxiti gruan dhe fëmijët drejt vëtëvrasjes.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.
Pamjet po verifikohen për të verifikuar nëse Alma Arrazi ishte e vetme apo shoqërohej nga dikush.
Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe familjarë të 39-vjeçares, të cilët kanë konfirmuar se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi Ergys Arrazi.
31-vjeçari është arrestuar për shkaktim vetëvrasje, ndërsa dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, si edhe i kishte kërkuar bashkëshortes të largohej nga banesa së bashku me fëmijët.