Gjyqësori pa financa! Dosjet stok, Këshilli i Lartë ankohet se Ministria e Financave u bllokoi fondet

Shqipëria

Gjyqësori pa financa! Dosjet stok, Këshilli i Lartë ankohet se Ministria e Financave u bllokoi fondet

Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Edhe pse qeveria e gjyqësorit u garantua se do të kishte mbështetje financiare nga qeveria për aplikimin e hartës së re gjyqësore e cila u zbatua në 2023, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Këshilli i Lartë gjyqësor në raportin vjetor thotë se fondet për infrastrukturën teknologjike dhe godinat gjyqësore u ngrinë nga Ministria e Financave.

Këshilli i Lartë gjyqësor shton se ministria e Financave në kundërshtim me legjislacionin duke mbajtur të bllokuar përdorimin e fondeve vendosi në vështirësi të dukshme gjyqësorin, duke i humbur kohë.

Në raportimin që do të bëhet publik për kuvendin KLGJ ankohet se miratimi I hartës pra shkrirja e nëntë gjykatave të shkallës së parë, pesë të apeleve dhe katër të administrative , duke mos u shoqëruar me faturën financiare ka krijuar probleme në zbatimin e saj. Më tej kjo ka sjellë degradim të të gjithë insfrastrukturës gjyqësore që nuk mundëson akses në gjykatë. Për këtë arsye shton KLGJ një situatë e tillë kërkon ndërhyrje me qëllim që pavarësia e pushtetit gjyqësor të garantohet jo vetëm de juro.

Problemi tjetër është baclogu në gjykata që ka zbritur në gjykatën e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në apelin administativ që me hartën gjyqësore janë vetëm dy në rang vendi. Megjithatë në të gjitha gjykatat stoku ka kaluar pragun e 100 mijë çështjeve.

KLGJ sugjeron që të shqyrtohen të përshpejtuara çështjet e padive të pensionit, të padive të marrëdhënies së punës dhe të atyre të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale

Në dy episode të podcastit ‘Fol me Anila Hoxhën” , transmetuar në Top Albania, gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Elda Vrioni ngritën shqetësimin e fluksit të këtyre padive . Gjyqtarët u shprehën se shumë raste të moshuarit në pritje të pensionit ndërrojnë jetë. Kurse ata që janë larguar nga puna presin me dekada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat