Gazetari Trashëgim Sokolaj tha se e ndjera e rastit të rëndë të Shkodrës u largua në janar në Itali dhe ka tentuar që të punësohet atje
Sokolaj: Kemi një familja të gruas që pretendon se vajza e tyre është tradhtuar dhe dhunuar, duke e shtyrë drejt kësaj ngjarjeje, por kemi edhe familjen e bashkëshortit që thotë se nuk ia fal gruas që ka mbytur 3 fëmijë. Kemi të bëjmë me një fakt të çuditshme, sepse në atë zonë martesat janë me ndërmjetës, por në këtë rast janë martuar me dashuri.
Vajzat e mëdha kanë lindur në Gjermani dhe janë kthyer në Shkodër, ku kanë lindur edhe dyshimet për një sjellje jo korrekte të 31-vjeçarit. E ndjera u largua në janar në Itali dhe ka tentuar që të punësohet atje. Alma u kthye sepse i shoqi i betua se nuk do të tradhtonte më.
Në kontaktin e fendnit me kunatën, më krijon dyshim shprehja që ka përdorur me kunatën. I ka thënë se po pret vëllain se do të shkonte tek ai për tu qetësuar.