Është gjetur trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që u mbyt në lumin Bunë së bashku me të ëmën, Alma Arrazi dhe dy motrat e tij, të moshës 9 dhe 8-vjeçe.
Pasditen e së hënës u gjet trupi i pajetë i vajzës së dytë të familjes.
Vajza 8-vjeçare u gjet rreth 100 m larg nga ura e vjetër e lumit Bunë ku dyshohet se 39-vjeçarja dhe tre fëmijët u hodhën në lumë.
Ndërkohë në shkollën Ndre Mjeda në Shkodër ku mësonin dy motrat mëngjesi nisi i trishtë. Shokë dhe shoqet e klasës dhe prindër me lot në sy vendosën lule ndërsa janë shprehur të trishtuar për ngjarjen e rëndë.