Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.
“National Geographic” ka zbuluar në artikullin e saj pasuritë natyrore që ofron Shqipëria, duke theksuar mes tyre Vjosën, Beratin dhe Kanionet e Osumit.
“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”.
Në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkroi Rama në Facebook.