Trupat e pajetë të Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj 9, 7 dhe 3 vjeç u nxorën njëra pas tjetrit nga ujërat e lumit Bunë 5 ditë pasi u shpallën të zhdukur.
Babai i 39-vjeçares tërhoqi trupin e saj nga morgu për ta varrosur në Durrës, ku do të përcillet për në banesën e fundit.
Ndërkohë 2 fëmijët e mitur të nxjerrë të pajetë nga uji në një ditë me nënë e tyre do të varrosen në Shkodër, pranë motrës së tyre që pati po të njëjtin fat tragjik me të.
Policia ka arrestuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë bashkëshortin e Alma Arrazit dhe babanë e tre fëmijëve, Edgys Arrazi i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes.
Ndërkohë nga famileratë e 39-vjeçares ka pasur akuza të rëndë në drejtim të tij, për dhunë të vazhdueshme psikologjijke dhe tradhti ndaj Alma Arrazit çka dyshohet ta ketë shtytë atë në këtë akt ekstrem.