Sot është Dita e Europës, ndërsa kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se “kjo ditë e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër”.
Postimi i plotë i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”.