Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” Nikolla thekson se 9 Maji është dita që na shpie te ëndrra!
Postimi i plotë i kryeparlamentares Lindita Nikolla:
“9 Maji, Dita e Evropës, është dita që na shpie te ëndrra, rrënjët, qytetërimi, identiteti, vizioni dhe destinacioni ynë i natyrshëm evropian, drejt kësaj “mrekullie hyjnore” në tokën e kontinentit të vjetër.
Mbështetja e mbizakonshme popullore e anëtarësimit në Bashkimin Europian është një frymëzim i madh, por edhe një sfidë për Kuvendin e Shqipërisë, për lidershipin tonë të ecjes sa më shpejt drejt familjes së madhe evropiane.”