Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës Arben Lena, të arrestuar për ndikim të paligjshëm.
Lena do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ai u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në gjykatën e apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh.