Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka zhvilluar një takim me Presidentin e landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler.
Ndregjoni u shpreh se me Rößler ka diskutuar në lidhje me krimet e komunizmit ne Shqipëri.
Ai theksoi se demokracia nuk mund të funksionojë pa u dënuar krimet e tmerrshme të komunizmit.
Po ashtu ai shtoi se ekspozeja e tij mbi krimet e regjimit komunist e tronditën Presidentin Rößler.
“Kënaqësi takimi me Presidentin e landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler, në lidhje me krimet e komunizmit ne Shqiperi. Nuk mund te fuksionoi demokracia pa u denuar krimet e tmerrshme te komunizmit! Ekspozeja ime mbi krimet e komunizmit e tronditen Presidentin”, u shpreh ai.