Rastet e meshkujve maniakë janë shtuar shumë së fundmi. Nuk dihet nëse ka lidhje me vapën apo me mungesën e shtëpive publike, por fakt është se ngacmimet e tyre po i vuajnë jo vetëm vajzat dhe gratë por edhe minorenet.
Dy vajza 15-vjeçare kanë denoncuar pranë redaksisë së Joq Albania një ngacmim seksual që u ka ndodhur ndërkohë që po ecnin në rrugë. Sipas vajzave, ngjarja ka ndodhur në Fier, pranë stacionit të trenit.
Ato denoncojnë se ishin duke ecur në rrugë, kur një burrë që po lëvizte me automjet i ka ngacmuar.
Ato kanë arritur të filmojnë edhe pjesën kur ai u thotë në mënyrë të turpshme: “do vini të bëjmë një q*rje andej”.
Njëra nga vajzat më pas e ka sharë dhe i ka thënë se do ta publikojë ngacmimin e tij. Më pas burri është larguar.