Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 100-vjetorin e lindjes së Mentor Xhemalit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se artisi kishte lindur për të kënduar himne të përjetshme.
Sipas Ilir Metes, Mentor Xhemali ishte luftëtar i paepur për liri, që e donte Shqipërinë sovrane dhe të pavarur.
“Luftëtar i paepur për liri, që e donte Shqipërinë sovrane dhe të pavarur, mori pushkën që fëmijë dhe ju bashkua Luftës Antifashiste, jo vetëm me armë por edhe me këngët e lavdishme partizane, që i këndoi deri në fund të jetës.
Mentor Xhemali e deshi Atdheun “Të ngrihej madhështor si një kështjellë e pamposhtur”, ndaj këndoi “më të bukurën këngë”, himnin e përjetshëm “Për ty Atdhe!”, shkruan Meta.