Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi pas arrestimit të një 39-vjeçari, i cili grabiti sendet personale të një çifti italian që kishin mbërritur në Vlorë për pushime.
Reagimi:
👏Drejtoria Vendore e Policisë 📍Vlorë pas marrjes së informacionit që në një automjet në pronësi të dy turistëve italianë ishin vjedhur sende personale dhe një shumë parash, ka organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Brenda 24 orëve u bë i mundur arrestimi i autorit, i cili rezultoi të ishte një person me rekorde kriminale, i sapo liruar nga vuajtja e një dënimi të mëparshëm.
Gjithashtu drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë edhe gatishmërisë së subjektit privat “Vlora Marina” 🙏kanë organizuar dhe kompensimin e menjëhershëm të shumës së parave tek dy turistët e huaj, të cilët do vijojnë pushimet e tyre në Vlorë. Do të bëjmë gjithçka që siguria të jetë pashaporta kryesore e pushimeve në Shqipëri, ndërsa ripërsëris mesazhin e fortë ndaj kujtdo se turisti është mik dhe në besën e shqiptarëve, gjatë çdo momenti qëndrimi në Shqipëri. Policia e Shtetit do tu garantojë qëndrim të sigurtë në Shqipëri çdo pushuesi dhe çdo qytetar