Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, kërkuan një pushim prej 5 minutash, por kryetari, Ervin Salianji me anë të një video shprehet se pushimi i tyre duket se po zgjat së tepërmi.
Ai shton se opozita ka vullnetin e plotë për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, madje duke miratuar edhe propozimet e socialistëve.
Në fund, Salianji shprehet se socialistët duhet t’i bëjnë derman vetë vetes, sepse nuk ka qenë opozita ajo që i ka përfshirë në këto afera.
Salianji: Në pritje të kolegëve të PS në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS. Ata thonë se kanë pushim 5 minuta, por se pushimet e tyre zgjasin me orë. Jemi në pritje të rikthimit të tyre. Ne jemi në vullnet të plotë për të hetuar çështjen dhe madje për të votuar edhe propozimet e kolegëve të Partisë Socialiste. Këta t’i bëjnë derman vetë se nuk i kemi përfshirë ne në këto afera.