Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një shkresë me anë të së cilës kërkon që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10, siç ishte caktuar më herët, por në një ditë tjetër.
Këtë kërkesë Bardhi e ka bërë për shkak një angazhime politike që ka jashtë vendit.
Nga data 14 deri në 23 maj, Gazment Bardhi do të jetë jashtë vendit, fillimisht me disa takime në Bundestag në Berlin dhe më pas në Londër.