Hapet Kubi i Francës te Piramida, Rama: Destinacion i ri i kulturës, edukimit dhe teknologjisë

Shqipëria

Hapet Kubi i Francës te Piramida, Rama: Destinacion i ri i kulturës, edukimit dhe teknologjisë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Në kuadër të javës Franceze, në Tiranë te Piramida u hap Kubi i Francës.

Bëhet fjalë për ekspozitën e skulpturës “Richard Orlinski”.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale e quajti Kubin e Francës një destinacion të ri të kulturës, edukimit dhe teknologjisë

“MIRËMËNGJES

dhe me hapjen e Kubit të Francës, një destinacion i ri i kulturës, edukimit, teknologjisë në majën e Piramidës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Më 14-15 maj, po tek Piramida adhuruesit e lojërave do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë”.
Pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare janë 20 shtete, të cilat do të sjellin në vendin tonë me mijëra aktivitete deri në Nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat