Avokatët kërkojnë dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka, shtyhet seanca për Berishën

Shqipëria

Avokatët kërkojnë dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka, shtyhet seanca për Berishën

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:25
Irena Gjoka

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka, duke paraqitur vendimin e gjykatës së prerë.

Seanca e radhës është shtyrë më datë 21 maj, ora 10:00, ku ish-kryeministri së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin akuzohen për korrupsion.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie. Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

Të dy kanë kërkuar disa herë ndryshim të masës së sigurisë, por iu është rrëzuar kërkesa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat