Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar deklaratat e Aleksandër Vulin dhe qëndrimet e Ramës me qeverinë serbe. Meta tha se Rama iu shërben shefave të tij në Beograd.
“Sot do të fillojmë këtë konferencë shtypi me një qëndrim që ka të bëjë me politikën e jashtme. Në mënyrë të përsëritur, kryeministri bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar fakte që nuk ekzistojnë apo çështje që nuk ekzistojnë. I shërbejnë shefave të Ramës për ta përdorur atë dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane.
Kjo shkon në interes të Rusisë. Deklaratat e fundit të Vulin, zv.kryeministër, që thekson se takimi i Ramës i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe. Rama synon që të bëje liderin e Ballkanit, por që është tmerruar dhe nuk tregon të dhënat e CENSIT.
Reagimi i Vulin se bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është e turpshme. Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiqit.”, tha ai.