Gazetarja Lusi Përgjegji deklaroi në një emision televiziv, se Azgan Mërnica akuzohet për dy vepra penale; për vrasje të punonjësi të policisë, jo për shkak të detyrës, dhe armëmbajtje pa leje.
“Ai është i akuzuar për dy vepra penale të cilat janë ngritur nga ana e Prokurorisë, që akuzohet për vrasje të punonjësi të policisë, jo për shkak të detyrës, dhe armbajtës pa leje”, deklaroi ajo
Për sa i përket ngjarjes, tashmë është e qartë dhe është zbardhur ngjarja dhe pas dëshmisë së Mërnicës.
Përgjegji tha se, ai ka shpjeguar dhe dinamikën e ngjarjes dhe në fakt përputhen me atë që çka ka treguar dhe nëna e tij që ka qenë në vendngjarje
“Dinamika e treguar nga ai në polici, u shpreh gazetarja, përputhet me atë që ka treguar nga e nëna e Mërnicës që ishte pranishme në vendngjarje”.