Të ardhurat dhe shpenzimet publike për 4-mujorin e parë të 2024 kanë shënuar rritje dhe një përshpejtim për realizimin e investimeve publike.
Për këtë periudhë, të ardhurat totale arritën në 231.6 miliardë lekë ose 2.3 mld euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, u mblodhën 240 mln euro më tepër.
Sipas zërave, vetëm nga tatimet dhe doganat janë mbledhur rreth 2 mld euro.
Të ardhurat janë rritur pothuajse në të gjithë sektorët, përvec atyre që janë siguruar nga renta minerare në eksport dhe tatimi mbi fitimi, me rënie rreth 5%.
Edhe shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 4-mujore, arritën 1.8 mld euro, me një realizim në masën 97% të planit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 7 % më të larta.
Shifrat e publikuara, konfirmojnë ecurinë e mirë të ekonomisë sipas planit që ka hartuar ministria e financave në buxhetin dhe menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për këtë vit.