SPAK zbardh skemën e krimit për Ervis Martinaj. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, klani Duka dhe Valter Bami u bashkuan për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës.
Theksojmë se Ervis Martinaj rezulton prej kohësh i zhdukur dhe nuk dihet fati i tij
Nga ana tjetër në oznën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leonrad Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokes dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
“Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.”, thuhet në njoftimin e SPAK.