SPAK zbardh shpërthimin në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, shpërthimi u krye nga nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi. Sakaq mësohet se Edison Reçi informohej për objektivin nga një zyrat i policisë, i cili është shtetasi Klodian Jashari, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës,
Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi Edison Reçi, nipi i Kastriot Reçit qe u vra ne janar te 2020 me snajper ne Rreshen.
Reçi me qëllim hakmarrjen ka organizuar vrasjen e shtetasit Pren Gjini ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte në zonën e Vasil Shantos ne Tirane.
Klodian Jashari, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës, ndihmonte shtetasin Edison Reçin, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e Preng Gjinit.