Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kopshtit botanik në kryeqytet.
Mësohet se si fillim janë përplasur dy automjete.
Duke qenë se një prej tyre ndodhej në mes të aksit rrugor një tjetër, një automjet i tretë është përplasur.
Sakaq, nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme materiale.