4 persona janë proceduar ditën e sotme në Kukës pasi policia evidentoi 2 raste të ndërtimeve pa leje.
Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet në terren u zbuluan dy raste të ndërtimit pa leje.
Personat e proceduar janë një 42-vjeçar me inicialet S. H., 49-vjeçari me inicialet A. M.
Gjithashtu janë proceduar dy persona të tjerë me inicialet A. H. dhe M. S.
Ata u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.