Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë.
Sipas informacioneve të policisë, 55-vjeçari, në gjendje të dehur ka përplasur dy automjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale.
“Arrestohet në flagrancë shtetasi 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.