Më 21 qershor, Universiteti i Tiranës do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor.
Deri më tani në garë është rektori aktual Artan Hoxha.
Pas ceremonisë ku dhe u hodh kandidatura, nënvizoi rëndësinë e postit si dhe sfidat që po përballën aktualisht.
‘’Një nga sfidat tona është të mbajmë nivelin e studentëve që kemi në numër dhe në cilësi sepse cilësia është e garantuar tek ne se në programet tona vijnë studentët më të mirë.
Por veç kësaj për ta bërë këtë ne duhet që të rrisim ndërkombëtarizimin e universitetit, të rrisim programet në gjuhë të huaj, të rrisim programet e përbashkëta të studimit me universitetet tjera’’
Për rektorin e Universitetit të Tiranës, vendimi për shkëputjen e Universitetit të Mjekësisë nga Universiteti i Tiranës, nuk ishte I drejtë.
‘’Askujt nuk i interesojnë institucione të ndara.
Sot trendi në Europë dhe më gjerë është krijimi i institucioneve të mëdha’’.
Sipas tij, rëndësi duhet t’i kushtohet riorganizimit.
‘’Ka të bëjë me riorganizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri’’.
Në datën e zgjedhjeve do të votohet gjithashtu për autoritetet dhe organet drejtuese në të gjitha universitetet publike të vendit.