Një 64-vjeçar ka vrarë veten në oborrin e banesës së tij në Patos.
Policia bën me dije se rreth orës 16:45, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se shtetasi L. V., rreth 64 vjeç, ka vrarë veten, në oborrin e banesës së tij.
Aktin e kreu me armë gjahu të cilën e kishte me leje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.