Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Ljubljanës Zoran Jankoviç.
Përmes një postimi në rrjetet socile ai shprehet i lumtur për këtë takim, teksa shprehet se me të tillë politikanë ne mund të shpëtojmë qytetet tona dhe njerëzimin.
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur të takoja sot në Ljubljanë, në kryeqytetin e gjelbër të Europës dhe botës, Kryetarin e Bashkisë, z.Zoran Jankoviç.
Me të tillë politikanë dhe kryebashkiakë të përkushtuar ndaj mjedisit, gjelbërimit, shëndetit dhe jetës së qytetarëve ne mund të shpëtojmë qytetet tona dhe njerëzimin.