Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pritur në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha.
Mete shprehet se në takim kanë diskutuar për rëndësinë e formimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.
Presidenti i PL, shton se kreu i opozitës sllovene u interesua edhe për, Sali Berishën ka ka theksuar se rëndësinë që drejtësia të mos përdoret politikisht, por të jetë e pavarur.
Meta thotë se i ka shpjeguar se veprimet e paligjshme ndaj z.Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Postimi i Metës:
Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, z.Janez Jansha, ish-Kryeministër.
Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.
Z.Jansha u interesua për gjendjen e z.Berisha dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos përdoret politikisht por të jetë e pavarur.
Nga ana ime i shpjegova z.Jansha se veprimet e paligjshme ndaj z.Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për çkapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies.
Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.