Grupet kriminale kanë pasur informacion nga policia? Gazetarja: I lajmëronte oficeri që kishte për detyrë t’i kapte

Shqipëria

Grupet kriminale kanë pasur informacion nga policia? Gazetarja: I lajmëronte oficeri që kishte për detyrë t’i kapte

Më: 22 maj 2024 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Gazetarja Glidona Daci tha këtë të Martë në “Opinion” se Ervis Martinaj merrte informacion nga efektivët e policisë, lidhur me aksionet policore që organizoheshin në vendet ku rrinin eksponentët e grupeve kriminale.

Ajo ka deklaruar se Martinaj merte informacion nga oficeri i operacionales, Jeton Lami i cili shoqërontë eskortën e Ervis Martinajt gjatë gjithë kohës.

Blendi Fevziu: Ajo që më bën përshtypje në dosjë është që bëhet fjalë që këto grupe kanë pasur informacione nga policia?

Në rastin e Ymerajt, Ervis Martinaj njoftonte policia po të kërkon.

Glidona Daci: Po Ervis Martinaj patjetër që kishte informacion sepse oficeri i operacionales shoqërontë eskortën e Ervis Martinajt gjatë gjithë kohës, Jeton Lami.

Për më tepër një tjetër detaj në dosje është që Leonard dhe Erlis Duka që kërkohen dhe janë duke u dënuar nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e Santiago Malkos, i lajmëronte oficeri që kishte për detyrë t’i kapte “Largohuni se po vijmë për kontroll tek banesa dhe tek lokalet ku ju rrini”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat