Presidenti Bajram Begaj pret në një ceremoni zyrtare homologen sllovene, Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ceremonia zyrtare që sapo ka nisur do të pasohet me një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.
Presidenti iBegaj dhe Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.