Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim në Madrid me homologen Mónica García Gomez, Ministren e Shëndetësisë.
Përmes një postimi Koçiu shprehet se së bashku me homologen kanë diskutuar rreth intensifikimit të marrëdhënies mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë.
Gjatë takimit me ministren Garcia u angazhuam për nënshkrimin e një marrëveshje për konkretizimin e bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e shëndetësisë, shprehet Koçiu.
Postimi i Plotë:
Spanjë – Kënaqësi takimi ditën e sotme në Madrid me homologen znj. Mónica García Gomez, Ministren e Shëndetësisë,
me të cilën diskutuam për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Spanjës, në identifikimin e praktikave më të mira dhe inovacionit, me qëllim vijimin e përmirësimit të shërbimit për qytetarët
Gjatë takimit me ministren Garcia u angazhuam për nënshkrimin e një marrëveshje për konkretizimin e bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e shëndetësisë.
Gjatë takimit, vumë theksin tek një sërë çështjesh të rëndësishme si;
Shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e spitaleve,
Zgjerimi dhe fuqizimi i qendrave të mjekësisë familjare në Kujdesin Parësor Shëndetësor;
Krijimin e një Rrjeti të Integruar për zgjerimin, deinstuticionalizmin dhe forcimin e shëndetit mendor të komunitetit;
Bashkëpunim për turizmin shëndetësor
Marrëveshje për shkëmbim përvojash në trajtimin e sëmundjeve të rralla;
Shkëmbimi i praktikave më të mira në Mbulimin Shëndetësor Universal.