Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikut të armëve të ndërmarrë nga Policia në kryeqytet.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se grupi dyshohet se prej gati 1 viti trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë, ndërsa prej 8 muajsh ishin vënë në përgjim.
Blerim dhe Muhamed Krasniqi që janë kushërinj i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.
Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar.
Dyshohet se grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë.
Ka dyshime të forta se armët e sjella dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.