15 vjeçarja në Kavajë që denoncoi të atin Bledar Rako se ka abuzuar seksualisht me të për disa vite ka tërhequr denoncimin.
Ajo ka pretenduar në polici se e ka bërë këtë veprim se i ka gjetur disa biseda në telefon.
“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”, ka thënë ajo.
Gjykata e Durrësit pak më herët caktoi masën e sigurisë me burg për 48 vjeçarin nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.