Hapet sezoni turistik në Tropojë.
Me ftesë të kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë Qemal Minxhozi, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka marrë sot pjesë në Nikaj Mërtur të Tropojës, në hapjen e sezonit turistik.
Sveçla ka theksuar se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për fshatrat e brezit kufitar që lehtësojnë jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kosova dhe Shqipëria kanë fatin e bukurive të panumërta natyrore. Ato i ngremë dhe zhvillojmë duke i vizituar, mbështetur e promovuar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.